HomeSport“U divorcova nga gruaja më e bukur në planet për ju”, publikohet...

“U divorcova nga gruaja më e bukur në planet për ju”, publikohet fjalimi Guardiolës para skuadrës që zbulon dramën e trajnerit

Advertismentspot_img

Një dokumentar i prodhuar se fundmi nga “Prime Video:, i titulluar “Beautiful Obsesion” (Obsesioni i bukur”, ka zbuluar jetën e Pep Guardiolës në dy vitet e tij të fundit te Mançester Siti, mes ankthit për paraqitjet e skuadrës dhe dramën personale që përjetoi me divorcin nga bashkëshortja e tij, Kristina Serra.

Pamjet e këtij dokumentari shfaqin si e përjetoi Guardiola këtë periudhë dhe në një nga fjalimet para skuadrës, pas një humbje në Ligën e Kampioneve, u tregoi gjithçka lojtarëve për telashet e tij në shtëpi.

“Djem, dua të rrëfej diçka. Jam i divorcuar nga gruaja më e bukur në planetin tuaj. Është gruaja ime, ish-gruaja ime. E dashuroj në mënyrë të pabesueshme. Por humbëm pasionin.

Për shumë arsye, humbëm pasionin. E dashuroj absolutisht. Ajo më dashuron, po, por humbëm pasionin. Dhe kështu është mënyra si luan futboll. Luan për shkak të diçkaje brenda – por ku është pasioni?

Në jetën tuaj, çfarëdo që do të bëni, bëjeni me pasion. Nuk dua lojtarë të mirë, dua lojtarë me pasion”, ishin fjalët e Guardiolës para skuadrës pas një humbje 2-0 përballë Bajer Leverkusen.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular