HomeKronikeVrasja e turistit portugez, shpallet në kërkim pronari i “Principotes” në Ksamil,...

Vrasja e turistit portugez, shpallet në kërkim pronari i “Principotes” në Ksamil, Bekim Bulica

Advertismentspot_img

Bekim Bulica është shpallur në kërkim nga policia në kuadër të hetimeve për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Bulica rezulton pronar i lokalit “Principotes”, ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa hetuesit po verifikojnë personat e përfshirë në konflikt dhe veprimet e kryera pas vrasjes.

Për vrasjen e 20-vjeçarit është arrestuar Sokrat Vata, 29 vjeç, i cili u kap disa orë pas ngjarjes në aksin Levan-Fier. Vata u gjet i fshehur në bagazhin e një automjeti, teksa dyshohet se po tentonte të largohej nga zona.

Bulica rezulton pronari në hije i hotelit të njohur në Ksamil, ndërsa në dokumente, pronare figuron nëna e tij, Kade Bulica, 72 vjeçe.

Në kuadër të hetimit është ndaluar edhe Moisid Matushaj, specialist hetimi në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. Matushaj, i cili punonte edhe si roje sigurie në të njëjtin grup me Vatën, dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që i parapriu vrasjes dhe se ka ndihmuar autorin e dyshuar të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, emri i Bekim Bulicës është përmendur edhe më herët në materiale hetimore që lidhen me dyshime për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Sipas të dhënave të përcjella më herët nga autoritetet franceze tek institucionet shqiptare, emri i Bulicës ishte lidhur me një rrjet të dyshuar të shpërndarjes së kokainës në Paris. Po ashtu, sipas këtyre informacioneve, SHISH kishte raportuar më herët për aktivitetin e tij, ndërsa BKH kishte nisur verifikime lidhur me dyshimet për pastrim parash.

Tashmë hetimet janë përqendruar në zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjes në Ksamil, rolin e personave të përfshirë dhe veprimet e kryera para dhe pas krimit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular