HomeOP EDPerandoria e Amerikës mundi Perandorinë e Terrorit! nga Azgan Haklaj

Perandoria e Amerikës mundi Perandorinë e Terrorit! nga Azgan Haklaj

Advertismentspot_img

nga Azgan Haklaj

MANIFESTI I LIRISË!

Qëndresë.

Ngadhënjim.

Liri.

Demokraci!

Krimi dhe terrori e kanë shoqëruar njerëzimin përgjatë gjithë ekzistencës së tij.

Që nga rrëfimi biblik për Kainin dhe Abelin, historia e njerëzimit është përshkuar nga përplasja tragjike mes jetës dhe vdekjes, mes së mirës dhe së keqes, mes dritës dhe errësirës.

Roma e Neronit i hodhi të krishterët përpara luanëve.

Hordhitë e Xhengis Khanit lanë pas tyre gjurmë shkatërrimi e gjaku.

Nazizmi i Hitlerit e shndërroi shtetin në makineri të industrializuar vrasjeje, ndërsa regjimet totalitare të shekullit XX treguan se çfarë ndodh kur pushteti zhveshet nga çdo kufi moral.

Por njerëzimi nuk mbeti përgjithmonë peng i barbarisë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, ndërgjegjja njerëzore u përpoq të ndërtonte një rend të ri, ku jeta, liria dhe dinjiteti i njeriut të mos vareshin më nga vullneti i diktatorëve.

Kështu lindën institucione, karta dhe konventa ndërkombëtare që synonin të vendosnin ligjin mbi dhunën dhe të drejtën mbi forcën.

Dhe në këtë betejë të gjatë të qytetërimit, Amerika u shndërrua shtylla kryesore e botës së lirë.

Një komb i lindur nga ideja e lirisë.

Një komb që e vendosi lirinë në themel të aktit të vet të pavarësisë dhe të rendit të vet kushtetues.

Amerika e etërve të lirisë dhe demokracisë Washinngtonit, Xhefersonit, Abraham Linkolnit.

Amerika e dy luftërave botërore.

Amerika e Xhon Kenedit, që e ktheu ëndrrën hapësinore në sfidë njerëzore.

Amerika e Ronald Reganit, që u përball me Perandorinë e Kuqe dhe e bëri lirinë një armë morale kundër totalitarizmit.

Por më 11 Shtator 2001, vetë Amerika u përball me një nga goditjet më të rënda të historisë së saj.

Në zemër të saj u sulmuan Qendra Botërore e Tregtisë dhe Pentagoni.

Qielli i Amerikës u mbush me tym.

New Yorku u mbulua nga pluhuri.

Mijëra jetë u këputën në pak orë.

Dhe për një çast, bota pa fytyrën më të errët të terrorizmit.

U duk sikur terrori kishte arritur të gjunjëzonte superfuqinë e botës.

Por Amerika nuk ra.

Ajo u ngrit.

U ngrit nga hiri.

U ngrit nga dhimbja.

U ngrit nga humbja.

Dhe pikërisht këtu fillon kuptimi i vërtetë i 11-të shtatorit.

Sepse terrorizmi mund të godasë një ndërtesë, por nuk mund të rrëzojë një ideal.

Mund të vrasë njerëz, por nuk mund të vrasë lirinë.

Mund të mbjellë frikë, por nuk mund të shuajë vullnetin e një shoqërie që beson te demokracia.

11-të shtatori ishte dita kur terrori i shpalli luftë lirisë.

Por historia tregoi se liria nuk kapitullon.

Terrorizmi ushqehet nga ekstremizmi, fanatizmi, urrejtja, varfëria e shpresës, injoranca dhe regjimet që e përdorin frikën si instrument pushteti.

Diktatorët dhe propagandat e tyre mund ta paraqesin Amerikën si armikun e tyre, sepse Amerika përfaqëson pikërisht atë që sistemet totalitare kanë frikë më shumë:

njeriun e lirë.

Historia e shekullit XX dhe XXI na ka treguar se regjimet e ngritura mbi terrorin, dhunën dhe kultin e individit mund të duken të pathyeshme për një kohë.

Por nuk janë të përjetshme.

Hitleri ra.

Boshti fashist u mposht.

Perandoria komuniste sovjetike u shpërbë.

Dhe terrorizmi, sado i egër të jetë, nuk mund ta fitojë përgjithmonë betejën kundër një qytetërimi që ka vendosur të mbrojë lirinë.

Kjo është fuqia e Amerikës.

Jo vetëm fuqia ekonomike.

Jo vetëm fuqia ushtarake.

Jo vetëm fuqia shkencore dhe teknologjike.

Por mbi të gjitha fuqia e një ideali.

Sepse një superfuqi nuk bëhet e madhe vetëm nga arsenalet e saj.

Bëhet e madhe kur miliona njerëz besojnë se liria ia vlen të mbrohet.

Dhe kjo është arsyeja pse 11-të shtatori nuk duhet të jetë vetëm një datë dhimbjeje.

Është një datë kujtese.

Një datë që na kujton se paqja nuk është automatike, demokracia dhe liria nuk është e garantuar pa qëndresë.

Për shqiptarët, kjo ditë ka edhe një kuptim të veçantë.

Sepse shqiptarët e kanë njohur vetë terrorin, diktaturën, dhunën dhe mohimin e lirisë.

Dhe në momentet më të vështira të historisë sonë moderne, Amerika ishte dhe mbeti një mik dhe aleat i madh i k

ombit shqiptar.

Prandaj Shqipëria nuk qëndroi mënjanë në luftën kundër terrorizmit.

Ajo u rreshtua krah Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe kombeve të tjera të lira.

Jo vetëm si një detyrim aleance.

Por si një zgjedhje morale.

Sepse shqiptarët e dinë se çfarë do të thotë të kërkosh lirinë.

E dinë se çfarë do të thotë të luftosh për të.

Dhe e dinë se çfarë do të thotë ta humbasësh atë.

Prandaj miqësia shqiptaro-amerikane nuk është vetëm një marrëdhënie mes dy shteteve.

Është një histori besimi.

Është një histori qëndrimi.

Është një besa-besë në ditët kur historia kërkon të dish se në cilën anë qëndron.

Dhe përgjigjja jonë është e qartë:

Në anën e lirisë.

Në anën e demokracisë.

Në anën e jetës.

Në anën e qytetërimit.

Në anën e popujve që nuk pranojnë të jetojnë nën terror.

Prandaj bota e lirë ka nevojë për një Amerikë të fortë, demokratike dhe të aftë për të mbrojtur rendin ndërkombëtar dhe aleatët e saj.

Jo një Amerikë që kërkon luftë.

Por një Amerikë që e bën luftën më pak të mundshme duke e bërë të qartë se terrorit nuk i lihet fushë e lirë.

Sepse paqja nuk mbrohet duke iu dorëzuar terrorit.

Paqja mbrohet duke mbrojtur lirinë.

Dhe liria ka nevojë për qëndresë.

Ka nevojë për guxim.

Ka nevojë për demokraci.

Ka nevojë për njerëz që nuk tremben përballë së keqes.

Prandaj, njëzet e pesë vjet pas asaj dite të zezë, mes dhimbjes së kujtesës dhe krenarisë së qëndresës, mes emrave të atyre që humbën jetën dhe sakrificës së atyre që u përballën me zjarrin, mes terrorit që mendoi se kishte fituar dhe lirisë që refuzoi të dorëzohej, mesazhi mbetet i njëjtë:

“TERRORI MUND TË GODASË.

POR LIRIA NUK GJUNJËZOHET”.

Amerika u godit.

Amerika u ngrit.

Amerika qëndroi.

Dhe historia vazhdon të na mësojë se perandoritë e terrorit mund të ndërtohen mbi frikë, por nuk mund të ndërtojnë të ardhmen.

E ardhmja u përket atyre që zgjedhin lirinë.

Prandaj:

QËNDRESË!

NGADHËNJIM!

LIRI!

DEMOKRACI!

Dhe mbi të gjitha:

RROFTË LIRIA! 🇺🇸🇦🇱

Prej një shekulli, Kombi Shqiptar krah për krah, besa-besë me Amerikën.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular