HomeSportMomente paniku në Lezhë/Futbollisti bie pa ndjenja në fushë, dërgohet me urgjencë...

Momente paniku në Lezhë/Futbollisti bie pa ndjenja në fushë, dërgohet me urgjencë në spital

Advertismentspot_img

Në minutën e 44-t të ndeshjes Besëlidhja–Korabi, e zhvilluar në Lezhë, futbollisti Lorenc Trashi ka rënë pa ndjenja në fushë, duke shkaktuar momente paniku te lojtarët dhe tifozët.

Sipas raportimeve, Trashi nuk ka pasur kontakt fizik me ndonjë prej lojtarëve, por është rrëzuar papritur. Stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke e sjellë në vete në fushë.

Më pas, futbollisti është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Lezhës për kontrolle të mëtejshme.

Trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori, ka bërë me dije se gjendja e Trashit është e mirë. Sipas tij, futbollisti ka pasur një dhimbje të fortë dhe bllokim në stomak. Ai vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve, ndërsa rreziku më i madh raportohet se ka kaluar.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, në favor të Korabit, pas golit të Markut në minutën e 24-t.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular