HomeLifestyle“Më strehuan për 4 muaj”/ Vesa Smolica rrëfen muajt në familjen Hila:...

“Më strehuan për 4 muaj”/ Vesa Smolica rrëfen muajt në familjen Hila: Me sytë e mi nuk kam parë asgjë

Advertismentspot_img

Këngëtarja Vesa Smolica ka folur publikisht për marrëdhënien e saj me familjen Hila, në një kohë kur emri i kompozitorit Adrian Hila është përfshirë në një çështje që ka tërhequr vëmendje të madhe publike.

Në një intervistë për “Kosova Today”, Smolica tregoi se familjen Hila e njeh që prej moshës 12-vjeçare, kur mori pjesë në programin “Gjeniu i Vogël”. Ajo rrëfeu se për rreth katër muaj udhëtonte së bashku me prindërit nga Gjakova drejt Tiranës për të marrë pjesë në program.

“Unë e njoh familjen Hila prej moshës 12-vjeçare, kur kam marrë pjesë te ‘Gjeniu i Vogël’. Kam qenë një prej fëmijëve fenomen, sepse kam pasur zërin më të pjekur. Për katër muaj kam bërë rrugë Gjakovë-Tiranë bashkë me prindërit e mi”, tregoi këngëtarja.

Sipas saj, për shkak të vështirësive për të udhëtuar çdo javë drejt Tiranës, prindërit e saj kontaktuan organizatorët e programit dhe bashkëshorten e Adrian Hilës, Klaudian. Pas kësaj, Vesa u prit në shtëpinë e familjes Hila, ku qëndroi për rreth katër muaj.

Duke iu referuar reagimit të saj të mëparshëm, Smolica mohoi që të ketë dashur të komentojë apo të përfitojë nga çështja e bërë publike. Ajo tha se qëllimi i saj ishte të shprehte mirënjohje për një familje që e kishte ndihmuar kur ishte vetëm 12 vjeçe.

“Në reagimin tim nuk e kam përmendur skandalin, as nuk e kam shfrytëzuar. Unë e kam njohur dhe kam dashur të ndaj mirënjohje për atë familje. Një privatësi që është bërë spektakël publik. Kam dashur të lartësoj gratë e asaj familjeje që i kam njohur nga afër, me tregu mirënjohje”, u shpreh ajo.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular