Katër vite pas ndarjes, Shakira dhe Gerard Piqué rikthehen në qendër të vëmendjes, këtë herë për udhëtimet e dy djemve të tyre, Milan dhe Sasha.
Sipas raportimeve, këngëtarja i është drejtuar gjykatës në Barcelonë me një kërkesë të qartë: për vizitat që zgjasin vetëm pak ditë, të jetë Piqué ai që udhëton drejt Miami-t dhe jo fëmijët që duhet të kalojnë Atlantikun.
Shakira nuk kërkon t’i kufizojë kohën me të atin, por të mbrojë rutinën, shkollën dhe qetësinë e djemve.
Po ju, mendoni se në raste të tilla duhet të udhëtojë prindi dhe jo fëmijët?







