HomeKronikeVIDEO/Vdes në punë në aeroportin e Kukësit 35-vjeçari, xhaxhai: La dy fëmijë...

VIDEO/Vdes në punë në aeroportin e Kukësit 35-vjeçari, xhaxhai: La dy fëmijë jetimë. Reagon dega e PD

spot_img
Punëtori Merimam Gashi rreth 35 vjeç nga fshati Nangë, babai i dy fëmijëve ka gjetur vdekjen aksidentalisht gjatë punës në aeropotin e Kukësit. Ngjarja e rëndë është njoftuar jozyrtarisht orën 13:00. Prej asaj kohe e deri tani, ora 18:00 trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit ku ekspertët e kriminalistikës ende nuk kanë deklaruar shkaqet e vdekjes. Familjarët dhe farefisi i Gashit janë të shqetësuar per te verteten e ngjarjes.

Xhaxhai i tij Abdullah Gashi thotë për mediat se nipi, prind i dy fëmijëve kishte vetëm dy ditë që kishte filluar punë. Ai kërkon drejtësi për të zbardhur ngjarjen.
“Unë erdha te morgu dhe asnjë shpjegim, vetëm kanë lajmëruar ekspertizën nga Tirana, erdhi pas 6 orësh. Ka hyrë një pjesëtar i familjes, duam të zbardhet çështja deri në fund. Djali ishte 35-vjeç, i martuar me dy fëmijë.

Pardje filloi punë dhe sot vdiq. Ishte punëtor i thjeshtë. Policia nuk na ka dhënë asnjë informacion e kemi marrë vesh nga populli vdekjen. Dua zbardhjen e ngjarjes ose do të kërkoj ekspertë privatë” shprehet ai.

I menjehershem ka qene reagimi i deges se PD Kukës:

“Gazetarët lokalë e kanë intervistuar mixhën Abdulla Gashi. Mediat në Tiranë e kanë fshirë lajmin gjatë orëve të pasditës nga presioni i oligarkëve apo vetë qeveria.
Shtrojmë pyetjen: ç’do të bëhej nëse ngjarja do ti ndodhte një kompanie jokoncesionare?
Kjo është vdekja e dytë aksidentale në pak muaj në këtë aeroport.
Familjes Gashi i shprehim ngushëllimet tona, ndërsa kërkojmë që sa më shpejt të jet e mundur të bëhet zbardhja e ngjarjes”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular