Thomas Strakosha do të jetë portieri i ri i Brentfordit.
Sipas asaj që raporton eksperti i merkatos, njëkohësisht gazetari sportiv, Fabricio Romano, thuhet se portieri i Kombëtares shqiptare ka rënë dakord me klubin e Brentfordit në Premier Ligë, nga ku është duke kryer dhe vizitat mjekësore.
Thomas Strakosha do t’i bashkohet Brentfordit me parametra zero, teksa sezonin e kaluar me fanellën e Lacios u aktivizua gjithsej në Serinë A në 23 ndeshje në total.
PANORAMASPORT.AL