Kas rrëzon kërkesën e koalicionit Bashkë Fitojmë për të caktuar ekspert ndërkombëtar për ekspertimin e pajisjeve elektronike që u përdorën në Bashkinë e Kamzës.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkoi kundërshtimin e vendimit për miratimin e Tabelës Përmbledhësetë Rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë Kamëz.
“BF” kërkoi ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike.
Pasi sipas pretendimeve të opozitës votimi elektronik në Kamëz ishte i manipuluar përmes sistemit ektronik dhe fiuesi ishte paracaktuar.
KAS refuzoi që ekspertiza të bëhet nga ekspertë të huaj dhe të pavarur nga institucionet shtetërore, apo KQZ.







