Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve kanë plotësuar edhe kuadrin e plotë të çerekfinaleve të turneut.
Borusia Dortmund, Aston Vila, Arsenali dhe Real Madrid i janë bashkuar Barcelonës, Interit, Bajern Mynih dhe PSG-së në turin tjetër të aktivitetit. Sipas skemës së paracaktuar, skuadrat do të ndeshen në fazën tjetër në përballje shumw interesante.
Padyshim më të spikaturat janë Arsenal-Real dhe Bajern-Inter, të cilat duken si sfidat më të ekuilibruara se dy të tjerat.
ÇERKEFINALET
8/9 dhe 15/16 prill 2025
PSG – Aston Vila
Arsenal – Real Madrid
Barcelona – Borusia Dortmund
Bajern Mynih – Inter
