“Kalendari i vendosur për mbylljen e negociatave në 2027 përkon me të gjitha rrethanat e krijuara nga bashkimi i yjeve. Ylli i fatit europian të Shqipërisë dhe yjet e BE-së. Be-ja sot shikon te Shqipëria një aktor me besueshmëri të lartë, një aktor të respektuar dhe një protagonist të procesit të reformave. Është gjeopolitika që dikton këtë përshpejtim por ka një gjë që të gjithë duhet ta dinë edhe kush thotë të kundërtën ose nuk e ka idenë si funksion BE…ose bën sikur.
BE nuk të fal, nuk është në situatën e një bamirësi sepse me të drejtë kërkon që kë afron, ta ketë si veten, me standardet e veta. Nuk ka asgjë më të padiskutueshme sesa rezultatet e monitorimit të vazhdueshëm të BE-së, të tjerat janë muhabete pazari dhe dokrra. Po të ishim sado pak afër të vërtetës, gjithë ai llum që hidhet do natë në pjatat e shqiptarëve nuk do kishim shans të merrnim 2027 si afat për mbylljen e negociatave”-shprehet Rama.