HomePolitikePresidenti Begaj pret Ministrin e Jashtëm të Qipros: Vlerësojmë mbështetjen për integrimin...

Presidenti Begaj pret Ministrin e Jashtëm të Qipros: Vlerësojmë mbështetjen për integrimin e vendit tonë në BE

Advertismentspot_img

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në një takim Ministrin e Jashtëm të Qipros, Constantinos Kombos.

Gjatë bisedës u vlerësuan marrëdhëniet e konsoliduara midis dy vendeve dhe u shpreh gatishmëria për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Presidenti Begaj vlerësoi se niveli i dialogut politik mes Shqipërisë dhe Qipros do të përbëjë një shtysë për rritjen e këtij bashkëpunimi dhe në këtë kontekst i është dërguar një ftesë për vizitë në Shqipëri Presidentit të Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides.

Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e Qipros për integrimin evropian të Shqipërisë, duke shprehur angazhimin e Shqipërisë për bashkëpunimin e ngushtë gjatë Presidencës së Qipros në Këshillin e BE-së vitin e ardhshëm.

Ministri i Jashtëm i Qipros premtoi mbështetje të plotë për procesin integrues në BE të Shqipërisë për përmbylljen e kapitujve të negocimit gjatë presidencës qipriote të BE-së.

Gjatë bisedës u diskutua edhe për zhvillimet aktuale gjeopolitike në Evropë dhe rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular