HomeAktualitetPaketa e Maleve, ndryshojnë procedurat për shpalljen e zonave prioritare të zhvillimit....

Paketa e Maleve, ndryshojnë procedurat për shpalljen e zonave prioritare të zhvillimit. Më thjeshtuar, por më pak e detajuar, më shumë shpejtësi, më pak transparenë

Advertismentspot_img

Me emërimin e ministrit të ri të Pushtetit Vendor, ndryshojnë edhe rregullat për procedurën e shpalljes së zonave prioritare të zhvillimit në territoret e bashkive, në zbatim të ligjit “Për paketën e maleve”, pjesë e udhëzimit më herët në qershor të këtij viti nga ish-ministri Arbjan Mazniku. Udhëzimi i ri sjell një thjeshtim të dukshëm të procedurave dhe shkurtim të hapave burokratikë, por njëkohësisht heq disa mekanizma të transparencës dhe bashkëpunimit institucional që ishin parashikuar më herët.

Nga grupe pune të zgjeruara, në struktura të thjeshta

Në udhëzimin e qershorit, bashkitë detyroheshin të ngrinin grupe pune të posaçme brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e aktit, me përfaqësues nga të gjitha sektorët lokalë si planifikimi, turizmi, financat, pyjet, trashëgimia kulturore, deri tek administratorët e njësive administrative.
Ky mekanizëm u mendua për të siguruar bashkëpunim ndërdisiplinor dhe përfshirje të komunitetit.

Por me udhëzimin e ri, ky grup pune shfuqizohet plotësisht. Kryetari i bashkisë cakton vetëm nëpunësit apo strukturën përgjegjëse, duke e përqendruar procesin në një nivel administrativ shumë më të kufizuar. Nuk parashikohet më përbërja kolegjiale dhe as roli i zëvendëskryetarëve apo administratorëve vendorë.

 Procedura e thjeshtuar, por më pak e detajuar

Në udhëzimin e qershorit, dokumentacioni për shpalljen e zonës përfshinte një projektakt, hartë kadastrale dhe ortofoto, analiza mjedisore e turistike, vlerësim të infrastrukturës, procesverbale konsultimi publik, si dhe lista të detajuara aktivitetesh zhvillimore.
Tashmë, dosja është reduktuar në vetëm disa elementë bazë: kërkesën për shpallje, relacionin shoqërues me analizë të përgjithshme, hartën e zonës dhe të dhënat për poseduesit jopronarë.

Në dokumentacionin shoqërues të kërkesës duhet të paraqitet niveli i pranisë së poseduesve jopronarë në zonë; analiza e vështirësive në dhënien e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit për shkak të problemeve me pronësinë private mbi tokën, duke krahasuar situatën e zonës së propozuar me atë të zonave të tjera dhe duke treguar se si këto mosrregullime kanë ndikuar në zhvillimin e saj.

Heqja e kërkesës për konsultime publike, analiza të ndikimit mjedisor apo social dhe përputhshmëri me planet vendore shënon një ndryshim thelbësor.

Roli i institucioneve qendrore zvogëlohet

Në aktin e mëparshëm, procesi kërkonte bashkërendim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI).
Në udhëzimin e ri, AKPT hiqet nga çdo rol formal, ndërsa Kadastra mbetet vetëm për të dhënë “informacion të përgjithshëm” mbi gjendjen e pronësisë. Roli i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore ruhet si sekretariat teknik, ndërsa bashkitë janë ngarkuar vetëm me përgjegjësinë për identifikimin dhe propozimin e zonave.

Eliminimi i vendimeve të këshillave bashkiake dhe verifikimeve nga prefekti

Po kështu, Udhëzimi i qershorit kërkonte që pas përgatitjes së dosjes, projekti të miratohej nga këshilli bashkiak dhe më pas të kalonte në verifikim ligjshmërie nga prefekti, përpara se t’i dërgohej ministrit për Pushtetin Vendor. Ky proces garantonte një filtër institucional dhe kontroll ligjshmërie në nivel vendor.

Udhëzimi i ri e heq tërësisht këtë hap. Kërkesa i dërgohet drejtpërdrejt ministrit, i cili mund të kërkojë sqarime apo plotësime, dhe më pas vendos nëse do t’ia propozojë Këshillit të Ministrave për miratim. Në këtë mënyrë, procesi bëhet më i shpejtë, por edhe më i centralizuar.

Më shumë shpejtësi, më pak kontroll

Në aktin e ri ruhen vetëm disa afate minimale, si përgjigjja 5-ditore e Kadastrës ndaj kërkesës për informacion, ndërsa hiqen afatet e detyrueshme për ngritjen e strukturave, konsultimet dhe përgjigjet nga AKPT. Edhe analiza mbi potencialet e turizmit, burimet natyrore, ndikimet mjedisore e sociale, të detyrueshme më parë, nuk janë më pjesë e relacionit shoqëruesekofin.al

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular