HomeEkonomiMinistri Malaj në Washington: Deri në vitin 2030, do arrijmë 6.6 miliardë...

Ministri Malaj në Washington: Deri në vitin 2030, do arrijmë 6.6 miliardë euro të ardhura vjetore nga turizmi

Advertismentspot_img

Ministri i Financave Petrit Malaj, mori pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë lartë “Turizmi i Qëndrueshëm për Punësim, Jetesë dhe Zhvillim”, në kuadër të Takimeve Vjetore 2025 të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që u organizuan në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Malaj deklaroi se deri në vitin 2030, Shqipëria synon të gjenerojë 6.6 miliardë euro të ardhura vjetore nga turizmi, duke e kthyer vendin në një destinacion elitar të Mesdheut me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm, përfshirës dhe miqësor me mjedisin.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar me pjesëmarrjen e ministrave të financave nga vende të ndryshme, politikëbërës dhe drejtues ndërkombëtarë, pjesëmarrësit diskutuan mbi mënyrat se si vendet mund të shfrytëzojnë potencialin e turizmit, në veçanti atij kulturor dhe të natyrës për të krijuar më shumë vende pune, për të fuqizuar komunitetet, si dhe për të nxitur një rritje të qëndrueshme ekonomike.

Gjatë bisedës në panel, me Drejtoreshën e Përkohshme Globale për Mjedisin në Bankën Botërore, Genevieve Connors, ministri Malaj, nënvizoi rrugëtimin e Shqipërisë turistike gjatë viteve të fundit, si dhe transformimin, si një nga destinacionet më dinamikë të Mesdheut.

“Në vitin 2014, Shqipëria kishte jo më shumë se 3.6 milionë vizitorë të huaj, ndërsa në vitin 2024 ky numër arriti në rreth 12 milionë. Janë shifra që kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e konsumit, punësimit, rritjen ekonomike, si dhe e kanë bërë Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më të kërkuar, unik dhe që reflekton përvojën autentike e të qëndrueshme mesdhetare,” u shpreh Ministri Malaj.

Ministri Malaj gjatë prezantimit të tij, theksoi gjithashtu, se turizmi në Shqipëri do të vijojë të jetë një kontribues i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, ndërsa vizioni i qeverisë “Shqipëria 2030” do të mundësojë pozicionimin e vendit, si një destinacion udhëheqës në Mesdhe, i turizmit të qëndrueshëm.

“Objektivi ynë është të transformojmë Shqipërinë në një destinacion me vlerë të lartë, gjatë gjithë vitit, që ndërthur bukuritë natyrore me infrastrukturën cilësore, autenticitetin kulturor dhe zhvillimin e gjelbër. Deri në vitin 2030 ne parashikojmë të gjenerojmë 6.6 miliardë euro të ardhura vjetore nga turizmi, duke dyfishuar qëndrimet dhe duke reflektuar, si rritjen e cilësisë së shërbimeve, ashtu edhe njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë, si një destinacion elitar turistik,” theksoi ministri Malaj.

Kjo ambicie e qeverisë sipas tij, do të mbështetet nga investimet e vazhdueshme në digjitalizim, infrastrukturë, aftësimin e fuqisë punëtore në turizëm, etj, me qëllim për të siguruar që rritja të jetë gjithëpërfshirëse, miqësore me mjedisin, por edhe e integruar, në përputhje me strategjinë e përgjithshme të zhvillimit kombëtar.

Ministri i Financave, gjatë fjalës së tij theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e partneriteteve strategjikë ndërkombëtarë, veçanërisht të Bankës Botërore, që luajnë një rol thelbësor në mbështetjen ndaj reformave që po ndërmerr Shqipëria e që garantojnë një rritje ekonomike të qëndrueshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular