HomeKronikeI dënuar në Itali me 22 vite burg, arrestohet në Tiranë 40-vjeçari...

I dënuar në Itali me 22 vite burg, arrestohet në Tiranë 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Advertismentspot_img

Një 40-vjeçari i dënuar nga autoritetet italiane dhe i shpallur në kërkim është arrestuar në Tiranë.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi Ornado Çeta alias Ceta, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

40-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit e Triestes në Itali me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim, për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”.

Nga dënimi i dhënë, i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.

Ndërkohe autoritet shqiptare dhe ato italiane po punojne për ekstradimin e tij.

Njoftimi: 

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “FAST”.

Kapet në Tiranë një person i kërkuar nga Italia, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 21 vjet e 9 muaj e 20 ditë burgim për disa vepra të rënda penale.

Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”, lokalizuan në zonën e Saukut, Tiranë, kapën dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi, shtetasin Ornado Çeta alias Ceta, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim, për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”. Nga dënimi i dhënë, i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular