HomeSocialeI gjithë territori me shi, mos harroni çadrat! Sa do të jenë...

I gjithë territori me shi, mos harroni çadrat! Sa do të jenë temperaturat sot

Advertismentspot_img

Dita e sotme pritet të dominohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Situata paraqitet më e theksuar në veriperëndim të territorit, ku reshjet pritet të kenë intensitet mesatar deri të lartë, herë pas here në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindja në jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s.

Ndërkohë, valëzimi në dete parashikohet të jetë i forcës 2-3 ballë.

tem1
tem2
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular