HomeAktualitetEmail-e kërcënuese në disa institucione: Jam udhëheqës i milicisë serbe. Kemi vendosur...

Email-e kërcënuese në disa institucione: Jam udhëheqës i milicisë serbe. Kemi vendosur mjet shpërthyes, do të hakmerremi ndaj jush

Advertismentspot_img

Disa institucione kanë marrë email-e kërcënuese, përmes të cilave pretendohet se është vendosur një mjet shpërthyes dhe paralajmërohet hakmarrje ndaj tyre.

Në mesazhet e dërguara, autori prezantohet si “udhëheqës i milicisë serbe” dhe përdor gjuhë kërcënuese ndaj institucioneve që kanë marrë komunikimet.

Në mesazhin kërcënues, dërguesi prezantohet si “udhëheqësi i milicisë serbe” dhe pretendon se ka vendosur një mjet shpërthyes në ndërtesën e institucionit, duke paralajmëruar se shpërthimi do të ndodhte pas një ore. Në përmbajtjen e e-mailit përfshihen edhe kërcënime të rënda ndaj shqiptarëve, ndërsa dërguesi shprehet se sulmet do të vazhdojnë deri në njohjen e Kosovës si tokë serbe.

“Kemi vendosur mjet shpërthyes, do të hakmerremi ndaj jush”, thuhet në mesazhin kërcënues.

Përmbajtja e emailit:

“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush.
Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi.
Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”.

Pas marrjes së mesazhit, policia ka nisur punën për identifikimin e personit që qëndron pas dërgimit të e-mailit. Autoritetet po hetojnë rastin për të zbardhur rrethanat e plota të kërcënimit dhe për të verifikuar përmbajtjen e mesazhit.

Email-e kërcënuese në disa institucione: Jam udhëheqës
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular