HomeKronikeE rëndë në Durrës, djali dhunon barbarisht prindërit e moshuar! 72-vjeçari me...

E rëndë në Durrës, djali dhunon barbarisht prindërit e moshuar! 72-vjeçari me dëmtime në kokë në gjendje kritike

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka dhunuar me sende të forta prindërit e tij të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur përballë banesës së familjes, ku shtetasi me iniciale E. K., 37 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka goditur babanë me iniciale 72-vjeçar, S. K., dhe nënën 69-vjeçare, me iniciale F. K.

Si pasojë e dhunës, të dy prindërit kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit është tepër e rëndë. Ai është dërguar në Tiranë për trajtim të specializuar dhe aktualisht ndodhet i shtruar në reanimacion, i intubuar, për shkak të dëmtimeve të marra në kokë.

Ndërkohë, 69-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku raportohet se është në gjendje të stabilizuar.

Ndërkohë, pas ngjarjes, 37-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak

Në fshatin Rrushkull, Manëz, Durrës, përballë banesës së tij, shtetasi E. K., 37 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka goditur me sende të forta prindërit e tij, shtetasin S. K., 72 vjeç, dhe shtetasen F. K., 69 vjeçe.

Shtetasja F. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në gjendje të stabilizuar, ndërsa shtetasi S. K., i cili ka dëmtime në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular