HomeKronikeVrasjet në Fier/“Volvoja” e vjedhur e vrasësve u fut në Shqipëri nga...

Vrasjet në Fier/“Volvoja” e vjedhur e vrasësve u fut në Shqipëri nga Morina, dyshime për përfshirjen e kosovarëve. Informacione nga Suedia

Advertismentspot_img

Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet e Kosovës dhe Suedisë në kuadër të hetimeve për atentatin e dyfishtë në Fier, ku mbetën të vrarë në oborrin e banesës së tyre Selami Hasani (60 vjeç) dhe nipi i tij, Jakup Hasani (47 vjeç). Në fokus të hetuesve është automjeti tip “Volvo”, i përdorur nga autorët për kryerjen e krimit dhe i gjetur më pas i djegur në fshatin Dërmenas.

Sipas hetimeve, automjeti rezulton i denoncuar i vjedhur në Suedi në vitin 2023 dhe dyshohet se ka hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës, nga territori i Kosovës.

Për këtë arsye, autoritetet shqiptare u kanë kërkuar homologëve në Kosovë të dhëna mbi hyrjen e automjetit në vend, ndërsa autoriteteve suedeze u kanë kërkuar informacion mbi rrethanat e vjedhjes, historikun e mjetit dhe personat që mund të kenë pasur lidhje me të.

Hetuesit dyshojnë se në transportimin e automjetit drejt Shqipërisë mund të kenë qenë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë të Kosovës, të cilët mund të kenë bashkëpunuar me personat që organizuan atentatin.

Automjeti “Volvo” u gjet i shkrumbuar në Dërmenas, ndërsa brenda tij policia zbuloi katër armë zjarri, tre prej të cilave të pajisura me silenciator. Gjurmimi i origjinës dhe lëvizjeve të automjetit konsiderohet një element i rëndësishëm për identifikimin e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Ndërkohë, pista kryesore ku janë përqendruar hetimet mbetet ajo e hakmarrjes. Selami Hasani, i njohur edhe si Sel Çami, kishte përfunduar vuajtjen e dënimit për vrasjen e Julian Isufajt (2002), nipit të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja. Për këtë ngjarje ai ishte dënuar me 25 vite burg në vitin 2009.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular