HomeSportVIDEO/Uzuni është përsëri fenomenal! Supergoli i radhës çon ekipin në çerekfinalet e...

VIDEO/Uzuni është përsëri fenomenal! Supergoli i radhës çon ekipin në çerekfinalet e turneut prestigjioz

Advertismentspot_img

Myrto Uzuni vazhdon të shënojë gola mbresëlënës me fanellën e Austin në këtë periudhë të sezoni, duke treguar se po kalon një formë të jashtëzakonshme. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tundur përsëri rrjetën në Leagues Cup, duke ndihmuar ekipin të siguronte çerekfinalet e turneut që organizohet mes skuadrave më të mira të MLS dhe kampionati meksikan.

Ekipi i Austin mbrëmë luajti përballë Klub Amerika në një ndeshje ku e pa veten në disavantazh në fillimin e pjesës së dytë. Por në minutën e 67 ishte Uzuni ai i cili me një goditje të jashtëzakonshme nga e majta çoi topin në cepin e largët të portës dhe barazoi shifrat.

SHIH VIDEON

Pas 90 minutave në barazim, për të përcaktuar fituesin u deshën penalltitë dhe aty Austin fitoi 6-5, me Uzunin i cili shënoi gjithashtu edhe në tentativën e tij nga pika e bardhë. Ky sukses i mundësoi Austin që të siguronte një vend në çerekfinalet e turneut si një nga katër përfaqësuesit e MLS.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular