HomeSportPërfaqësuesja e njohur nuk e mori në konsideratë pas Shqipërisë, Silvinjos tani...

Përfaqësuesja e njohur nuk e mori në konsideratë pas Shqipërisë, Silvinjos tani i del emri te një klub historik

Advertismentspot_img

Trajneri brazilian Silvinjo, është ende në kërkim të një sistemim të ri, pasi ndau rrugët me Kombëtaren shqiptare të futbollit në muajin maj.

Tekniku shpresonte që të merrte shumë oferta pas drejtimit të Shqipërisë në Euro 2024 e pastaj kualifikimit të saj në play-off të Botërorit 2026. Emri i tij në fakt u përmend si kandidaturë për të marrë drejtimin e Algjerisë pas Botërorit, por ajo mundësi u hodh poshtë menjëherë pasi drejtuesit e Federatës afrikane nuk u bindën nga ajo që ofronte tekniku.

Megjithatë, së fundmi emri i Silvinjos ka dalë në skenë përsëri, këtë radhë në vendlindjen e tij, Brazil. Ai shihet si një nga kandidaturat e forta për të marrë drejtimin e një prej klubeve më të njohura në vend, Fluminenses, e cila shkarkoi pak ditë më parë trajnerin.

Klubi me qendër në Rio De Zhaneiro, i cili fitoi Kupën Libertadores në vitin 2023, për momentin po drejtohet nga një trajner i përkohshëm, ndërsa po shqyrtohen alternativat mes të cilave përmendet edhe emri i Silvinjos. Ky i fundit ka drejtuar më parë në futbollin brazilian ekipin e Korinthians.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular