HomeSportVedat Muriqi hero/I fik llampat Liverpoolit dhe flet pas shënimit të golit...

Vedat Muriqi hero/I fik llampat Liverpoolit dhe flet pas shënimit të golit të fitores: Fenerbahce i tregoi Evropës sa e madhe është

Advertismentspot_img

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka qenë protagonist i një mbrëmjeje të madhe në Ligën e Kampionëve, duke shënuar golin vendimtar për Fenerbahçen kundër gjigantit anglez, Liverpool.
Në përballjen e zhvilluar të mërkurën në Stamboll, Muriqi realizoi golin që i dha epërsinë 3-2 skuadrës turke, në një ndeshje dramatike përballë njërit prej klubeve më të njohura të futbollit evropian.
Liverpooli kaloi i pari në epërsi në minutën e 25-të, me golin e Trey Nyonit, por Fenerbahçe reagoi shpejt. Vetëm katër minuta më vonë, Mason Greenwood barazoi rezultatin në 1-1 me një goditje dënimi, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte në barazim. Skuadra turke e ktheu rezultatin nga 1-2 në 3-2. Golin vendimtar e shënoi Muriqi, vetëm disa minuta pasi hyri në lojë në vend të Romelu Lukakut. Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi falënderoi tifozët dhe tha se shpreson që ky triumf të shënojë një pikë kthese për Fenerin. Ai u shpreh shumë i lumtur dhe ia kushtoi golin tifozëve, duke përmendur periudhën e vështirë që po kalon skuadra. Sipas Muriqit, të gjithë e ndien rëndësinë e ndeshjes. Ai tha se Fenerbahce e nisi jashtëzakonisht mirë, goditi shtyllën dhe pësoi një gol të pafat, por arriti të rikthehej e të fitonte. Për të, kjo fitore dëshmon madhështinë e klubit. Muriqi i falënderoi sinqerisht të gjithë dhe përsëriti shpresën që rezultati të jetë pikë kthese. Muriqi do të luajë me Fenerbahcen edhe në vikend. Më pas, ai do të udhëtojë drejt Kosovës për dy ndeshjet e muajit nëntor, kundër Izraelit dhe Irlandës. Vedat Muriqi u shpreh se fitorja ndaj Liverpoolit i tregoi Evropës sa e madhe është Fenerbahce.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular