HomeOP EDRamës, ose kontrollojani "mallin", ose çojeni për ta vizituar! nga Bujar Leskaj

Ramës, ose kontrollojani “mallin”, ose çojeni për ta vizituar! nga Bujar Leskaj

Advertismentspot_img

nga Bujar Leskaj
Kryetari i sektit Rama që për fat të keq është dhe kryeministri i Shqipërisë, me gjuhën e tij prej ordineri, ka zgjedhur të komentojë pjesëmarrjen time sot në një protestë modeste qytetare, të organizuar nga shoqëria civile, përballë Muzeut Hebraik në Vlorë, vetëm për të zhvendosur vëmendjen nga korrupsioni monstruoz i sektit të tij, që çdo ditë po i zë frymën vendit tonë.

Të marrësh pjesë në një protestë qytetare, pa asnjë strukturë tjetër partiake pas vetes, nuk do të thotë të jesh organizator apo drejtues i saj. Në atë pjesmarrje simbolike, përfaqësova veten dhe nuk adresova ndonjë mesazh apo prononcim specifik. Isha aty thjesht si qytetar vlonjat dhe si vëzhgues, i vetëm, pa asnjë nga strukturat e PD-së.

Madje, kur u provokua një përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërhyra në cilësinë e deputetit, për ta qetësuar situatën dhe për ta zgjidhur atë pa tension. Deputetët kanë detyrimin të jenë pranë qytetarëve dhe të angazhohen edhe në protesta, si pjesmarrës të thjeshtë. Për çështjen në fjalë, më intereson vetëm godina e Klubit Labëria dhe Muzeu Etnografik, i cili duhet të zhvillohet dhe të konsolidohet.

Mirëpo, në një postim të tij po sot, ordineri Rama, me gjuhën e tij provokuese dhe të pistë, kërkoi të devijonte debatin nga skandalet, korrupsioni dhe dështimet e qeverisjes së tij. Ndoshta ia kanë errur sytë dhe arsyen prononcimet e mija publike në vijimësi kundër të këqija dhe mënxyrave që i ka shkaktuar popullit shqiptar: kundër braktisjes masive të vendit, kundër pabarazisë së skajshme që ka krijuar në vend, vjedhjes dhe abuzimit të aseteve publike dhe pronave të shqiptarëve, përmes ligjeve abuzive, të qepura me dorë për Ramën, sektin e tij dhe oligarkët që e rrethojnë; kundër abuzimeve dhe korrupsionit tek AKSHI dhe tek KAYO në ushtri. Ndoshta pse, për ëndrrën e tij perverse, Shtetin Bektashi, jam shprehur qartë kundër në media dhe me postim edhe dje.

Ose ndoshta, pse vërtet nuk ndihet mirë psiqikisht. Gjendja e tij haluçinative dhe shpifjet që fabrikon, me qëllimin e vetëm për të devijuar nga aktualiteti dhe nga skandalet korruptive që po i zënë frymën, janë shenjë të një gjendjeje të rënduar psiqike, ku duket se jeton sot mallisti Rama.

Skandalet e fundit që i kanë plasur si bombe me dy miqtë e tij izraelite dhe protesta qytetare mbi 100 ditore, ia kanë larguar edhe atë pak arsye që i ka mbetur.

Prandaj kam dy kërkesa për deputetët socialistë. Vizitojeni tek një psikiatër Ramën, se nuk është mirë! Dhe së dyti, për ata që i servirin ushqimin, jepini mall të pastër, pse po ju kapërcen kryeministri nga mendja!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular